Telegrafi

“Bëhu burrë mos u fsheh”, Murati e quan të papranueshme gjuhën e përdorur nga deputetja Bajrami

Në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar replikat e ashpra mes deputetes së Lidhjes së Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Derisa diskutuan për çështjen e tatimit në pronë, deputetja Bajrami tha “Ministër fol edhe këtu ashtu si fole pa mikrofon, bëhu burrë, mos u fsheh”, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, reagoi ministri Murati, i cili e quajti të papranueshme gjuhën e përdorur nga deputetja.

Lexo po ashtu Deputetja Bajrami: Ministri Murati po më ofendon duke më thënë se "po rren"

“Është e papranueshme të përdoresh gjuhë seksiste në Kuvend, pres reagimin e grave deputetëve”, tha ai.

Seanca ka filluar rreth orës 11:00, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve. /Telegrafi/