Telegrafi

Behrami është penduar që nuk shkoi te Juve

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ka treguar se në vitin 2012, Antonio Conte i kishte kërkuar shërbimet e tij, por klubi nuk e kishte lejuar të bashkohej me Juventusin.

“Ai më kishte thirrur në janarin e vitit 2012 dhe më kishte thënë: ‘Hajde tek Juve, më duhet dikush si ti’. Do të shkoja atje, por Fiorentina nuk më lejoi që të largohem dhe ata e transferuan Padoinin”.

“Nëse do të shkoja atje, do të fitoja disa trofe. Por, edhe me Napolin isha shumë i lumtur, por gabova kur u transferova në Gjermani, ishte një lëvizje e shpejtë”, ka thënë Behrami.

Ai ka vlerësuar lartë Conten, të cilin e ka quajtur “trajner lider, që di si të motivojë lojtarët”, transmeton Koha.net.

Behrami gjithashtu ka thënë se Italia ka një kombëtare shumë të fortë, por nuk duhet të jetë kaq pesimiste, pasi ka ekipin e duhur që ta mposhtë Belgjikën.