Telegrafi

Behgjet Pacollit i dhimbset Dua Lipa: Nuk të bënë Profet fshati yt

Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja pati një performancë të jashtëzakonshme në festivalin Sunny Hill në Prishtinë.

Sipas organizatorëve të pranishëm ishin rreth 15 mijë vetë për të ndjekur koncertin e bukuroshen sonë.

Por, koncert edhe më madhështor ishte në kryeqytetin hungarez, Budapest, ku sipas Dua ishin prezent mbi 75 mijë fansa.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilit duket se i është dhimbsur këngëtarja.

Lexo po ashtu Dua Lipa nuk ka mundur t'u besoj syve: 75 mijë persona në koncertin e Budapestit

“Nuk të bënë Profet fshati yt. Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/