Site icon Telegrafi

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së këshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, e ka quajtur tragjedi vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit.

Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, shkroi Pacolli.

Ndërkaq siç ka njoftuar Policia, viktima është gjetur e vrarë brenda veturës.

Jo zyrtarisht raportohet se familja Murseli ishte cak i një plaçkitjeje.

Exit mobile version