Telegrafi

Behgjet Pacolli jep një alternativë për situatën energjetike në vend

Behgjet Pacolli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për situatën e vështirë energjetike në vend.

Pacolli në Facebook ka  shkruar se një termocentral që prodhon energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse do të ishte zgjidhja.

“Në vitin 2007/2009 kemi pasur investitorë potencialë për gazifikimin e linjitit tonë (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgw. Për këtë propozim në atë kohë më akuzuan hapur se dua të dëmtoj resurset e Kosovës dhe thanë se linjiti është lënda jonë e parë e përhershme. Askush nuk më besoi se linjiti i pa transformuar nuk mund të përdoret në të ardhmen. Më vjen keq që në atë kohë askush nuk më erdhi në ndihmë për të mundësuar realizimin e këtij projekti, e tani duket se çmimi i energjisë po rritet në mënyrë të pakontrolluar”, ka shkruar Pacolli.

Kryeministri Kurti në një paraqitje për media ka bërë të ditur se tashmë kanë kërkuar nga presidentjaVjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi.