Stresi tashmë është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP.
Duke qenë se ka kaluar më shumë se një javë që nga nisja e këtij spektakli, 36-vjeçari ka qenë në vëmendje vazhdimisht për rrëfimet që ka bërë nga jeta dhe karriera profesionale.
Por para së të futej në këtë format televiziv, ai kishte deklaruar në një paraqitje televizive se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në BBV.
@a1bdany#viral #fyp ?♬ original sound – LeCasaDeGabel??
Tashmë është bërë virale në TikTok një video e Arkimed Lushajt (emri i vërtetë), në të cilën thekson se nuk e bën kurrë një gjë të tillë.
“Keni pasur ftesë për të qenë pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar nga prezantuesja.
“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë. Kurrën e kurrës. Nuk futem dot unë kështu. Të jem me çdo lloj njeriu aty, më kupton”, kishte thënë krijuesi i hitit “I smoke them”.
Duket se Stresin e kanë bindur gjatë rrugës për shkak të tipit që ka për t’u përshtatur në një ambient të këtij lloji.
Këtë javë ndërkohë kanë nisur edhe eliminimet e para në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/