Telegrafi

Bëhet virale videoja e Amber Heard në gjyq, ku hiqej sikur po shkruante në një letër

Gjatë gjyqit të famshëm mes aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, kjo e fundit është parë shpesh duke shkarravitur në letër ndërsa dëgjonte bisedat e palës kundërshtare.

Së fundmi në rrjetet sociale është shfaqur një video e cila tregon aktoren duke u shtirur teksa shkruante në një letër.

Ndërkohë që videoja u bë virale, shumica e përdoruesve të Twitter bën reagime nga më të ndryshmet për yllin e “Aquaman”.

Kjo vjen disa ditë pasi Depp i befasoi fansat e tij të dielën mbrëma kur bëri një paraqitje në skenë me kitaristin Jeff Beck në Sheffield dhe madje këndoi këngën e tyre të vitit 2020, “Isolation”.

Johnny Depp dhe Amber Heard janë aktualisht në pritje të verdiktit të jurisë.

Lexo po ashtu Katër ditë pas përfundimit - kur do të ketë një vendim në gjyqin e Johnny Depp kundrejt Amber Heard?

Megjithatë, gjatë gjyqit, Heard bëri rrëfime tronditëse rreth marrëdhënies së trazuar me yllin e Hollywoodit.

https://www.youtube.com/watch?v=SpSAcgrNh48&t=409s&ab_channel=SHABO.

Biondja tha së fundmi se ndihej e poshtëruar dhe ishte përballur me qindra kërcënime të përditshme me vdekje pasi dëshmoi në gjyq.

“Unë e di se sa njerëz do të dalin dhe do të thonë çfarëdo qoftë për të”, kishte thënë ajo në gjykatë të enjten. “Kjo është fuqia e tij. Kjo është arsyeja pse unë e bëra shkrimin”.

Heard i referohej shkrimit të Washington Post në të cilin ajo e kishte quajtur veten “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”, gjë që bëri që Depp ta padiste atë për shpifje, megjithëse ai nuk përmendej në artikull.

https://www.youtube.com/watch?v=nA00uc0xvUM&ab_channel=ThatQuietKid

Johnny e paditi ish-bashkëshorten për 50 milionë dollarë, gjersa kjo e fundit ngriti një tjetër padi me 100 milionë dollarë. /Telegrafi/