Telegrafi

Bëhet virale një video e Jennifer Lopezit dhe Ben Affleckut, ndërsa grinden për pije

Një video e shkurtër që tregon Ben Affleckun, i cili ka folur në të kaluarën për varësinë e tij ndaj alkoolit, duke i thënë Jennifer Lopezit se nuk ka pirë asgjë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në klipin, që u postua në TikTok të dielën, Lopez, 53-vjeçe, shoqërohet nga Affleck, 50-vjeç, në një festë për premierën e filmit të saj të ri “Shotgun Wedding”.

Teksa kënga e suksesshme e Lopezit “Let’s Get Loud” kumbon në sfond, ajo shihet duke mbajtur një gotë verë ndërsa Affleck bërtet: “Nuk kam pirë asgjë, mirë?”.

Foto: Screenshot/TikTok

Aktorja e “Hustlers” më pas shihet duke ngritur gotën dhe duke mbajtur kontaktin me sy me Benin, ndërkohë që shijon me kujdes pijen përpara se burri i saj të thotë: “Jen”.

Videoja është shikuar më shumë se 1.5 milionë herë brenda orëve që kur është publikuar në TikTok dhe ka ngjallur debat të madh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ben Affleck

Një numër i përdoruesve të TikTokut e kanë goditur këngëtaren duke sugjeruar se ajo nuk po e lejonte artistin të pinte alkool.

Foto: Screenshot/TikTok

Të tjerë theksuan se artistja ishte duke kontrolluar pijen për të parë nëse përmbante alkool.

Affleck nga ana tjetër ka qenë në rehabilitim disa herë. Ai hyri për herë të parë në një institucion të tillë në vitin 2001.

Foto: Getty Images

Në mars 2017, ai gjithashtu njoftoi në Facebook se kishte përfunduar trajtimin.

“Kam përfunduar trajtimin për varësinë ndaj alkoolit; diçka me të cilën jam përballur në të kaluarën”, shkroi ai. “Dua ta jetoj jetën në maksimum”. /Telegrafi/

@life_with_matt #duet with @alliworkscarpets #benaffleck ♬ original sound – Alli Works Carpets