Telegrafi

Bëhet virale një video e Ilnisës ku shihet duke u kafshuar agresivisht nga një qen gjatë xhirimeve të një reportazhi të saj

Foto: Ilnisa Agolli/Instagram

Një video e gazetares dhe banores së “Big Brother VIP Albania,” Ilnisa Agolli, ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale duke bërë jehonë të madhe dhe duke u shpërndarë gjerësisht.

Videojs ka marrë dhenë pasi tregon një moment të papritur dhe të pakëndshëm të gazetares në detyrë.

Në pamjet që tashmë janë bërë virale, Ilnisa shihet duke u afruar dhe duke i folur një qeni në një fshat, për një reportazhet që ajo realizonte.

Foto: Ilnisa Agolli/Instagram

Situata merr një kthesë të papritur kur, pa asnjë paralajmërim, qeni i vërsulet Gazetares dhe e kafshon. Ndërsa ajo reagon me një bërtitje të fortë, videoja ndërpritet në mënyra dramatike.

Videoja kanë tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët e kanë gjetur incidentin si të frikshëm ashtu edhe të habitshëm.

Popullariteti i Ilnisës në “Big Brother VIP Albania” ka kontribuar në shpërndarjen me të madhe të videos, me komentues të ndryshëm që ndajnë mendimet e tyre mbi incidentin.

Sado që video është përhapur me shpejtësi në internet, ngjarja thekson rrezikshmërinë e papritur që mund të hasin reporterët në terren gjatë realizimit të detyrave të tyre.

Ilnisa përndryshe është një prej konkurrenteve më të forta të këtij edicioni, ku edhe ka njohur dashurinë e jetës, prezantuesin Meriton Mjekiqi. /Telegrafi/