Telegrafi

Bëhet virale një video e Bucit në TikTok kur u shpall fitues i “Shpija e Kosovës 2”

Ylli Dervishi apo siç njihet për publikun Buci po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai është kthyer në një nga personazhet shumë të komentuar nga publiku, ndonëse jo rastësisht.

I njëjti para 13 vitesh është shpallur fitues i një tjetër reality shou, “Shpija e Kosovës” në edicionin e tij të dytë.

Foto: Screenshot/TikTok

Tani në TikTok u bë virale një video e tij, në momentin kur u zgjodh fitues i formatit.

Ai kishte arritur në finale së bashku me MC Qoppën, Arin, ndërkohë që në pozitë të dytë u rendit Valoni.

Foto: Screenshot/Instagram

Buci duket se është mësuar me formate të tilla dhe është përshtatur mjaft shumë edhe në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ndryshe, në BBVK në ditën e djeshme (e martë) u përjashtua nga shtëpia konkurrenti, Meti Alshiqi. /Telegrafi/