Telegrafi

Bëhet virale në rrjetet sociale videoja ku Kim Kardashian shfaqet duke qarë

Kim Kardashian shpërtheu në lot gjatë intervistës së saj me David Letterman në sezonin e ardhshëm të “My Next Guest Needs No Introduction”.

Në sezonin e tretë të serisë së Netflix, promoja e së cilës u publikua të martën, ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeçare, shihet duke filluar bisedën me prezantuesin Letterman, 73 vjeç, ndërsa bën pazar.

“Ckemi djema”, thotë Kardashian ndërsa mban telefonin lart për të bërë një video, shkruan US Magazine.

Më vonë, themeluesja e markës ‘KKW Beauty’ ulet me ish-drejtuesin e “Late Show With David Letterman”, për të folur për një temë më të zymtë.

“Jo, jo, jo, jo, jeni mirë?” Letterman pyet, ndërsa Kardashian fillon të qajë.

Ajo përgjigjet: “Nuk e di pse po qaj. Kam folur më parë për këtë ”, teksa nuk bëhet e ditur se cila është tema që e ka bërë të qajë super yllin.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, teksa të gjithë presin publikimin e intervistës së plotë, për të parë se cila është arsyeja që Kim shpërtheu në lot gjatë kësaj interviste. /Telegrafi/