Telegrafi

Bëhet virale ndjekja e Spallettit ndaj Allegrit për shtrëngim duarsh pas derbit Napoli-Juventus

Napoli tani është 10 pikë përpara në krye të Serie A. Duke shkuar në ndeshjen e tyre vendimtare kundër Juventusit, skuadra e Luciano Spallettit kishte një avantazh prej shtatë pikësh.

Dhe ata e dinin se kjo mund të shkurtohej kaq lehtë në katër menjëherë, me Bianconerët që udhëtonin drejt napolitanëve pas tetë fitoreve radhazi në ligë.

Pavarësisht nga fakti se ata kanë pasur probleme me lëndimet, Juventusi gjithashtu arriti të mbajë portën e pastër në ato tetë.

Por, kur skuadra e Massimiliano Allegrit doli kundër Napolit në stadiumin ikonik “Diego Armando Maradona”, stabiliteti i tyre në mbrojtje u shndërrua në dobësi mbrojtëse.

Skuadra Spallettit ishte spektakolare, duke marrë një fitore 5-1, e në mesin e golashënuesve ishte edhe Amir Rrahmani.

Epo, pas fitores së theksuar të Napolit ndaj Juventusit, Spalletti u bë viral në rrjetet sociale për ndjekjen gazmore të Allegrit për një shtrëngim duarsh.

Është vërtetë një pamje qesharake, me strategu e napolitanëve që e ndjek atë të torinezëve deri afër hyrjes së tunelit. /Telegrafi/