Aktorja Sofia Vergara u bë hit në rrjetet sociale pasi ajo i bërtiti koleges fituese të çmimeve Jodie Foster në Golden Globes.
Ajo i bëri të gjithë të pranishmit të qeshin.
Gjegjësisht, pasi u njoftua se Foster fitoi çmimin për aktoren më të mirë në serialin e kufizuar me krime, “True Detective: Night Country”, Sofia Vergara bërtiti: “Jo, jo”.
Më pas, Jodie doli në skenë dhe filloi fjalimi. “Më jepni një”, bëri sërish shaka Vergara, duke shkaktuar të qeshura nga të gjithë të pranishmit.
“E di, e di”, iu përgjigj Jodie, duke buzëqeshur dhe u shkëput për një moment.
Në fjalim, Foster përmendi të gjithë të nominuarit nga kategoria e aktoreve më të mira në serialet e kufizuara – Cate Blanchett, Cristin Milioti, Naomi Watts, Kate Winslet dhe Sofia Vergara, dhe më pas ajo falënderoi familjen e saj dhe fëmijët Charlie dhe Kit.
“Djemtë e mi, ju dua dhe kjo sigurisht është për ju. Dhe dashuria e jetës sime, Alexandra. Faleminderit përgjithmonë”, tha ajo në fund të fjalës. /Telegrafi/