Manchester City nuk po arrin assesi të këndellet, teksa forma e tyre e dobët vazhdoi edhe këtë vikend pas humbjes ndaj rivalit Liverpoolit.
‘Qytetarët’ u mposhtën me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Liverpoolit duke mbetur kështu 11 pikë mbrapa tyre në garën për titull.
Pothuajse gjatë tërë ndeshjes ishin vendasit ata të cilën dominuan në fushë, duke mos lejuar ekipin e Guardiolas që të rrezikojë portën e tyre.
Entuziazmi ishte shumë i madh për tifozët e Liverpoolit, sa që ata filluan të bëjnë shaka me teknikun spanjoll duke kënduar ‘Do të shkarkohesh në mëngjes’ pak para përfundimit të sfidës.
PEP GUARDIOLA. 😭🏆🏆🏆🏆🏆🏆 pic.twitter.com/MtxEUEs3k4
— City Xtra (@City_Xtra) December 1, 2024
Kjo duket se i ka penguar Guardiolës i cili iu kundërpërgjigj atyre duke ngritur gjashtë gishta që simbolizojnë numrin e trofeve të Ligës Premier që ka fituar në Angli.
Man City do të ketë mundësinë që të rikthehet tek rezultatet pozitive të mërkurën ku do të presin në ‘Etihad Stadium’ skuadrën e Nottingham Forest.
Dallimi mes Liverpoolit dhe Man Cityt në tabelë është tashmë 11 pikë dhe do të jetë tejet e vështirë për Guardiolën dhe ekipin e tij që ta zbusin këtë diferencë kaq të madhe./Telegrafi/