Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli dje (e hënë) në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve dhe një nga përgjigjet e tij u bë hit i vërtetë në internet, duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale.
Një gazetar nuk donte të bënte një pyetje për Ligën e Kampionëve, por për kampionatin elitar anglez, Ligën Premier.
Ai ishte i interesuar se çfarë mendon Guardiola për rivalët e tij kur bëhet fjalë për luftën për titull.
Guardiola vlerësoi Arsenalin dhe Liverpoolin, të cilët kanë vetëm dy pikë më pak se City, i cili fitoi në të pesë ndeshjet e luajtura dhe më pas gazetari e ndërpreu me një pyetje.
“Dhe Manchester United?”, e pyeti gazetari.
Guardiola filloi të qeshte, duke e bërë të qartë se çfarë mendonte për rivalin e qytetit, por më pas i dha një përgjigje “diplomatike”.
📈 "Sooner or later they will take the rhythm."
Pep Guardiola's thoughts on Man Utd's start to the season…#MUFC | #ManUtd pic.twitter.com/pwSfDKcXQh
— Man United News (@ManUtdMEN) September 18, 2023
“Ata nuk e nisën mirë sezonin, as Chelsea, por herët a vonë do të hyjnë në ritëm. Pasi fituam kurorën e trefishtë, është e rëndësishme për ne që kemi fituar pesë nga pesë ndeshjet, kjo është shumë, shumë mirë”, tha trajneri i Cityt.
Pas pesë xhirove, Unitedi është në vendin e 13-të me vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshje dhe është më afër zonës së rënies sesa vendit që të çon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Pep Guardiola has destroyed a Man Utd. What’s better is Erik ten Haag really said “All eras come to an end”
😭😭😭😭😭pic.twitter.com/zPDLiJCzbr— 🤷♂️ (@Rjdhd90) September 18, 2023
'Sooner or later Man Utd and Chelsea will take the rhythm!' | Pep Guardiola #pepguardiola #mancity #manutd pic.twitter.com/CumJqlEjLx
— BeanymanSports (@BeanymanSports) September 18, 2023
Pep Guardiola sees Man Utd as a joke. pic.twitter.com/Sgnf34mqPH
— Sa'eed🎬 (@Detoshina) September 19, 2023
https://twitter.com/BilalArdale/status/1703767088484008183