Fotoja e debatit mes Scholz dhe Baerbock për paratë për Ukrainën është kthyer në një meme.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vënë veton ndaj një pakete të re ndihme financiare prej tre miliardë eurosh për Ukrainën.
Kjo ka bërë që të shkaktojë zemërim te ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Baerbock, në shenjë proteste, u largua demonstrativisht nga mbledhja e qeverisë pas vendimit të Scholzit.
Kancelari u përpoq ta ndalonte ministren e tij, por pa sukses. /Telegrafi/