Site icon Telegrafi

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Prezantuesi i Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, merr shpesh vëmendje me veprimet në këtë format.

Përveç komenteve që jep, ai shpesh u bë viral me kërcimet që ka bërë në këtë reality shou.

E në spektaklin e së martës mori vëmendje duke hyrë në studio me vallëzimin e Kendrick Lamar.

Ylli i famshëm këtë e bëri në Super Bowl 2025 në momentin që performoi “Not Like Us”, një ‘diss’ për Drake.

Kjo tashmë është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale, si një moment ikonik i Liços.

Lexo po ashtu Ledion Liço nderon Pavarësinë e Kosovës me një detaj simbolik në veshjen e tij në spektakël

Ledioni po moderon që dy vite Big Brother-in e VIP-ave pas Arbana Osmanit që ka qenë prezantuese në edicionin e parë dhe të dytë.

E për këtë, i njëjti po pëlqehet shumë nga publiku për sinqeritetin dhe energjinë pozitive që po përcjell. /Telegrafi/

@revista_classWhat a DIVA😂♬ original sound – Revistaclass

Exit mobile version