Site icon Telegrafi

Bëhet viral fjalimi i Granit Xhakës para derbit me Tottenhamin – një lider i lindur

Fjalimi i Granit Xhakës para fitores 2-0 të Arsenalit në derbin ndaj Tottenhamit është bërë virale, me aftësitë drejtuese të kapitenit zviceran të dalluara.

Ish-lojtari i Borussia Monchengladbach mbeti pa shiritin e kapitenit te The Gunners në vitin 2019 pasi u përgjigj me zemërim ndaj tifozëve në barazimin 2-2 me Crystal Palacen.

Nën urdhrat e Mikel Artetas, ai ka rilindur plotësisht dhe marrëdhënia e tij me tifozët e Arsenalit është më e forta që ka qenë ndonjëherë.

Lexo po ashtu Lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit sulmuan Ramsdalen - por Granit Xhaka vërshoi drejt kampit të Spurs

Ndërsa më parë ai e zhgënjeu skuadrën duke u përjashtuar, ai ka qenë tepër i disiplinuar kohët e fundit dhe është rritur në një lojtar kyç në titullin e Arsenalit.

Dhe të dielën, pamjet e Xhakës duke motivuar shokët e tij të skuadrës përpara një përplasjeje të ashpër me rivalët Spurs, u pëlqye nga tifozët e Gunners.

Lexo po ashtu Jo vetëm me lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit, Granit Xhaka u përplas edhe me Antonio Conten

Ekipi po bënte zgjatje muskujsh në fushë në stadiumin e Tottenham Hotspur dhe klipi, i filmuar nga prezantuesja televizive Alison Bender dhe me miliona shikime në mediat sociale, tregon Xhaka duke u kujtuar kolegëve të tij standardet që duhet të përmbushin.

Nuk mund të dëgjoni saktësisht se çfarë udhëzimesh po jep Xhaka, por ai është jashtëzakonisht intensiv, duke përdorur duart për të shfaqur sa më mirë ndenjat dhe udhëzimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version