Site icon Telegrafi

Bëhet thirrje për respektim të masave gjatë festave në Maqedoni

Gjatë festave prioritet duhet të jenë respektimi i masave. Duhet të shmangim turmat, të mbajmë distancë, ndërsa në kisha duhet të mbahen maska mbrojtëse.

Këto janë disa nga rekomandimet që dje i theksuan kryeministri Zaev me ministrin Filipçe. Zaev bëri thirrje që më 1 maj dhe në festat tjera të jemi në hapësira të hapura dhe të shmangim objektet e mbyllura.

“Gajtë festave që vinë prioritet duhet të jenë respektimi i masave, të shmangim turmat, të mbajmë largësi trupore, të jemi në hapësira të hapura dhe të shmangim objektet e mbyllura dhe grupimet”, tha Zaev.

Zaev pret që edhe liderët fetarë të bëjnë thirrje për respektim të masave në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version