Samanth Bangari nga Allapur i Indisë, është bërë temë diskutimi e banorëve të lagjes, shkaku i shoqërisë që ka me rreth 20 majmunë.
Shoqëria e dyvjeçarit, është vërejtur kur u pa i rrethuar prej tyre dhe ishte në humor shumë të mirë, transmeton Telegrafi.
“U frikësova se do ta sulmojnë, por ata ishin miq shumë të mirë me vogëlushin”, ka thënë xhaxhai i Samanth.
Majmunët e vizitojnë atë për çdo ditë në shtëpi, në të njëjtën orë dhe ka raste kur e presin derisa zgjohet nga gjumi.
Kur ai është duke luajtur me tufën, fqinjët shkojnë në oborrin e tij dhe shikojnë nga larg, pasi kur afrohen ata frikësohen dhe ikin.
Mirëpo, prindërit janë të brengosur, sepse ai ende nuk ka nisur të flet, ndërsa imiton zërat që ata i lëshojnë. /Telegrafi/