Site icon Telegrafi

Shkarkohen ministrat Mexhiti dhe Aliu

Kuvendi mbrëmë me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, ka shkarkuar ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Fatmir Mejiti dhe Azir Aliu. Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës OBRM-PDUKM.

Seanca e djeshme do të vazhdojë të hënën, në orën 11:00, ku pritet të emërohen dy pasardhësit e tyre. Naim Bajrami është zgjedhur për të zëvendësuar postin e Ministria e Shoqërisë Informatike, ndërsa Ilir Demiri pritet që të emërohet si Ministrinër i Shëndetësisë.

Përndryshe, kryeministri teknik Talat Xhaferi, më herët e arsyetoi propozimin për shkarkim duke thënë se ministrat në fjalë janë shkarkuar se kanë zgjedhur të jenë opozitë. Shkarkimet vijnë pas përçarjes brenda partisë Aleanca për Shqiptarët ku dy nga tre ministrat zgjodhën rrugëtimin e kryetarit Arben Taravari, kurse një zgjodhi kahjen e Ziadin Selës i cili tha se partia duhet të shkojë e vetme në zgjedhjet e 8 majit. /Telegrafi/

Exit mobile version