Të hënën në drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-ushtruesit të drejtorit të përgjithshëm Ibrahim Xhaka, te ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha.
Të premten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr vendim që ta shkarkoj Xhakën dhe ta emëroj Rexhën në pozitën e ushtruesit të detyrës.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhej në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/