Site icon Telegrafi

Bëhet për spital një nuse në Prizren, e rrahin burri dhe vjehrri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës babë e djalë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) vjehrri dhe bashkëshorti, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, e njëjta ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version