Kjo frizurë kthen frymën e viteve ’90 të shekullit të kaluar
Gjykuar sipas fotografive në rrjetet shoqërore, ko frizurë ka pushtuar zemrat e shumë damave, transmeton Telegrafi.
Nga trendesistet deri te yjet e Hollywoodit, që të gjitha mund të shihen pikërisht me flokë të stilizuara në këtë mënyrë.
Një numër i madh i trendëve të viteve ’90 janë kthyer me të madhe kur është fjala për modën, duke mos anashkaluar as frizurat.
Duket simpatike, ndërkaq për këtë frizurë nuk do të keni nevojë më shumë se dy minuta. Nuk ju janë të nevojshme kurrfarë shkathtësish të veçanta, shumë lehtë bëhet.
Dy gërsheta të lëshuara për fytyre dhe flokët e rrafshët janë aktualisht hit absolut , ndërkaq ky stil mund të shihet pothuajse në të gjitha revytë e disenjatorëve të famshëm.
As Bella Hadid nuk i ka rezistuar kësaj frizure, andaj gjatë disa ditëve të fundit nuk del nga shtëpia pa këtë stil flokësh.
/Telegrafi/