Site icon Telegrafi

Bëhet lansimi i produktit të parë të teknologjisë edukative “Labbox” i zhvilluar në Kosovë

Të enjten është lansuar LabBox, produkti i parë edukative i cili fuqizon secilin fëmijë që të mësojë për elektronikën dhe programimin.

Fëmijët absorbojnë atë që ne ua sjellim përpara dhe nëse dimë si ta bëjmë këtë, rruga e tyre në ardhmen do të jetë e ndriçuar.

Njëri nga synimet e të ë gjithë që studiojnë ose mësojnë diçka, është që gjatë shkollimit të tyre të kenë mundësi sa më të shumta që të zbatojnë në praktikë njohuritë e përfituara.

Njëra nga grupmoshat ku realizohet kjo gjë më së shumti janë fëmijët, të cilët mësojnë për teknologji dhe shkencë përmes punës praktike.

Mundësinë që t’i largoni fëmijët nga lodrat, dhe lojën ta zhvillojnë duke mësuar teknologjinë përmes praktikës, e ofron në mënyrë të shkëlqyer Labbox.

Labbox është kuti e cila e bën fëmijën tuaj të aftë për të ardhmen, duke ia shtruar atij rrugën për tu bërë inxhinier potencial në të ardhmen.

LabBox mundëson që përmes moduleve të veta elektronike të fuqizojë secilin fëmijë të mësojë praktikisht, duke krijuar projekte nga më të ndryshme. Shembuj janë Makina e Morse Kodit, Labirinth Teli etj.

Ndryshe, LabBox është produkt i zhvilluar nga Akademia jCoders, e çertifikuar në STEM na agjensioni amerikan i akreditimit AdvancEd. /Telegrafi/

 

Exit mobile version