Miku dhe shoku më i mirë i Kylian Mbappes, Achraf Hakimi, thuhet se dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain dhe t’i bashkohet Real Madridit. Sipas gazetës spanjolle El Nacional, marokeni dëshiron të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë nëse do të krijohej një mundësi e tillë.
Medioumi spanjoll pretendon se Carlo Ancelotti është më se i lumtur me skuadrën që fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Megjithatë, Los Blancos pritet të jenë të etur për përforcime në një sërë fushash gjatë verës.
Ndërsa prioriteti i tyre besohet të jetë mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, një mbrojtës i ri i djathtë mund të jetë gjithashtu në kartat.
Dani Carvajal ka qenë i shkëlqyer për gjigantët spanjollë gjatë viteve, por ka hyrë në të tridhjetat dhe ka luftuar me çështje lëndimesh. Anësori Jesus Vazquez ka qenë një zëvendës i denjë, ndërsa Alvaro Odriozola nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon.
Achraf Hakimi, i cili erdhi nga radhët e të rinjve të Real Madridit përpara se të bënte emër diku tjetër, është një emër që po konsiderohet nga presidenti i Los Blancos, Fiorentino Perez.
Marokeni konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror për momentin. Ai është një nga themelet e skuadrës së mbushur me yje të PSG-së që krenohet me disa nga superyjet më të mëdhenj në planet.
Hakimi ka kaluar në akademinë La Fabrica të Real Madridit pasi u tramsferua nga Colonia Ofigevi në vitin 2006. Mbrojtësi i PSG-së u bë lojtari i parë maroken në histori që luan për Los Blancos në moshën vetëm 19-vjeçare. Megjithatë, ai nuk mundi ta dëshmonte veten.
Reprezentuesi maroken bëri vetëm 17 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë përpara se të bashkohej me Borussia Dortmundin në një periudhë huazimi dy-vjeçar. Ai përfundoi një transferim 40 milionë euro te Interi në vitin 2020 përpara se të siguronte një lëvizje prej 60 milionë euro te PSG vitin e ardhshëm.
Hakimi është nën kontratë në Parc des Princes deri në verën e vitit 2026 dhe do të jetë mjaft e vështirë të joshet nga klubi i kryeqytetit spanjoll. /Telegrafi/