Site icon Telegrafi

“Bëhet i gjallë” i kërkuari nga INTERPOL-i, Radoiçiq shfaqet në Kopaonik duke festuar ditëlindjen

Udhëheqësi i grupit terrorist serb, që kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, Milan Radoiçiqi është parë këto ditë në duke festuar ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë.

Lideri i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, në Serbi Nemanja Sharoviq ka publikuar në rrjetin social “X” një video që sipas tij paraqet festën e kremtimit të ditëlindjes së 46-të Milan Radoiçiqit në Kopaonik.

Siç shihet në videon e transmetuar nga “Danas“, disa burra kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant” përpara se të fillonin fishekzjarrët.

Lexo po ashtu “A do ta arrestojë dikush Radoiçiqin”, media serbe: Çfarë do të thotë për Serbinë fletarrestimi i INTERPOL-it për aleatin e Vuçiqit?

Para pankartës shihet një burrë, i cili ishte filmuar nga pas dhe që ngjan në Milan Radoiçiqin, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e Kosovës janë në kërkim të Radoiçiqit për shkak të kryerjes së sulmit të armatosur në Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre serbë.

Sipas të dhënave jozyrtare, Radoiçiq më pas u plagos dhe arriti të arratisej në Serbinë qendrore, ku mori përgjegjësinë për incidentin që ndodhi.

Autoritetet serbe e akuzojnë atë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, për çka u ndalua në Beograd dhe u lirua pas një seance në Gjykatën e Lartë në Beograd për t’u mbrojtur.

Gjithashtu, biznesmeni kontrovers nga Republika e Kosovës është nën listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i dhe nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version