Telegrafi

“Bëhet i gjallë” Dele Alli, thotë se do t’i kthehet stërvitjeve

Mesfushori anglez, Dele Alli ka thënë se do t’i kthehet sot (e enjte) stërvitjeve me skuadrën e Besiktasit.

Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes ka thënë se Alli është zhdukur në Turqi, pasi nuk është paraqitur në stërvitje të mërkurën.

Megjithatë, ish-mesfushori i Spurs ka reaguar në orët e mbrëmjes së mërkurë duke treguar se nuk është i ‘zhdukur’.

Lexo po ashtu Zhduket Dele Alli, ai nuk iu përgjigjet telefonatave që vijnë nga klubi i tij aktual

Alli ka thënë se ishte në një takim me një doktor me leje të klubit dhe do t’i kthehet sot stërvitjeve me Besiktasitn.

“Hej njerëz sapo pata shumë mesazhe kështu që doja të sqaroja diçka”.

“Klubi më dha lejen për të marrë pjesë në takimin me mjekun sot. Unë do të kthehem në stërvitje nesër si zakonisht”, ka shkruar Alli në një postim të tij. /Telegrafi/