Telegrafi

Bëhet e ditur shuma marramendëse që do të duhej ta paguante PSG për ta transferuar Neymarin

Paris Saint-Germaini do të duhej të paguante plot 430 milionë euro për ta transferuar Neymarin nga Barcelona, para se lojtari të nënshkruante kontratë të re. Këto pohime i ka bërë babai i sulmuesit brazilian.

Kampioni francez ishte lidhur fuqishëm me 24-vjeçarin, por ditë më parë ai nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me klubin nga Camp Nou dhe tashmë është thuajse e pamundur që të ndodhë transferimi.

Babai i lojtarit ka sqaruar se në rast se do ta blinte, PSG do të duhej të paguante dëmshpërblimin për prishje të kontratës, plus 56 për qind të vlerës tatimore në Spanjë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Neymar vazhdon me Barcelonën

“Besoj se vlera prej 430 milionë eurosh nuk është e tepruar. Lojtari ishte i paarritshëm dhe kishte çmim të lartë, aq sa e bën të qartë se Barcelona nuk dëshiron ta shesë”.

“Në fakt, edhe po të ishte shuma e tepruar, nuk është problemi im. Ishte shuma e caktuar me kontratë”, ka deklaruar babai i Neymar. /Telegrafi/