Site icon Telegrafi

Bëhet e ditur se kush ishte i plagosuri sot në Prishtinë (Foto)

M.Sh. janë inicialet e personit që u qëllua mëngjesin e sotëm në lokalin “MaroonPub”, në afërsi të qendrës së kryeqytetit, rruga “Fehmi Agani”.

Mësohet se viktima është qëlluar me armë në këmbë, ndërkohë që pas një operacioni në Klinikën e Ortopedisë, raportohet që ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Të plagosurit do t’i bëhet edh enjë operacion javën e ardhshme”, konfirmojnë nga Klinika për KosovaPress.

Policia e Kosovës sot rreth orës 04:20 të mëngjesit, ka marrë një informatë për përleshje me armë në lokacionin e njohur si ‘pub’ i natës në Prishtinë.

Disa persona pas një përleshje përbrenda lokalit, e kanë vazhduar konfliktin edhe para hyrjes së lokalit, duke qëlluar edhe disa herë me armë, prej të cilave të shtëna është plagosur njëri nga të punësuarit.

Policia ka njoftuar se deri tash ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që është duke kryer hetimet tjera.

Exit mobile version