Site icon Telegrafi

Bëhet e ditur data kur prezantohet modeli DBX, makina e parë SUV nga Aston Marin

Ky SUV që do ta shohim në dhjetor, do të ketë 542 kuaj fuqi

Makinat SUV janë bërë shumë të rëndësishëm për të gjithë prodhuesit, përfshirë edhe disa si Bentley, Rolls-Royce, Porsche dhe Lamborghini, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre, është edhe Aston Martin që për një kohë është duke punuar për makinën e parë SUV, ndërsa tani bëri të ditur edhe datën e prezantimit. Kur kemi të bëjmë me prodhues të fuqishëm, këto modele kanë edhe nivel të lartë luksi, derisa përfundimet e tyre janë shumë të këndshme.

Të njëjtin tretman e ka edhe Aston Martin DBX, që deri më tani e kemi parë derisa ishte duke u testuar, ndërsa tingulli që lëshonte, tregonte për fuqi të lartë. Njoftimi zyrtar që ka bërë Aston Martin, bën të ditur se DBX prezantohet në dhjetor të këtij viti, ndërsa dihet se do t’i ketë 542 kuaj fuqi, nga një motor V8.

Deri në fund të vitit, lidhur me Aston Martin DBX do të kemi edhe njoftime tjera, meqë lajmi për prezantimin, thuhet të jetë kapitulli i tretë. Gjë që nënkupton, se ditëve në vijim, tregohen detaje tjera rreth këtij Aston Martin, që pritet të ketë teknologji të lartë dhe stil shumë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version