Aleksandar Kiracovski, i cili udhëheq me shtabin zgjedhor të Stevo Pendarovski, mbrëmë për 1TV zbuloi se do të ketë katër duele televizive me kundërkandidaten e opozitës maqedonas Gordana Siljanovska Dakova gjatë kohës së fushatës para se të mbahen zgjedhjet e 21 prillit.
“Janë katër duele televizive edhe atë më 2 prill në televizionin Telma, më 12 prill në RTM, më 14 prill në Sitel dhe më 17 prill në Alsat”, tha Kiracovski, i cili la hapësirë edhe për një duel televiziv në 1TV, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së tha se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më demokratike në aspektin e ballafaqimeve televizive, sepse siç tha ai, deri tash nuk ka pasur debate para zgjedhjeve.
Kolegu i tij nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se kjo do të ishte mirë nëse “Pendarovski nuk vendos të ikë nga ndonjë prej dueleve televizive”./Telegrafi/