Telegrafi

Bëhet baba aktori i “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi

Vetëm pak ditë më parë u konfirmua se ai po bëhet baba për herë të parë.

Për Ernest Zymberin pritja e ëmbël pas konfirmimit të lajmit të shtatzënisë së bashkëshortes së tij ishte e shkurtër.

Mbrëmë me anë të një postimi ai konfirmoi se është bërë baba i një vajze.

Ai konfirmoi se vajza është pagëzuar me emrin Mara.

“Lena dhe unë sapo u bëmë prindër. Ka kohë që imagjinojmë këtë ndjenjë. Falë Zotit po e përjetojmë këtë dhuratë. Mara Symberi lindi sot, bashkë me të rilindëm ne me një dashni të re në mesin tonë”, u shpreh aktori mes tjerash në një postim në Instagram.

Ernest Zymberi është një prej aktorëve më të dashur të serialit “O Sa Mirë”.

/Telegrafi/