Një incident i pazakontë ka tërhequr sot vëmendjen nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4.
Konkurrenti Laerti, i cili njihet për karakterin e tij moskokëçarës, është përfshirë në një situatë që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Gjatë një momenti të zakonshëm në shtëpi, teksa Laerti po ndërronte të brendshmet, kamerat kanë kapur aksidentalisht pamje të papërshtatshme të organit të tij gjenital. Ky incident ka ndodhur më shumë se një herë, duke shkaktuar një stuhi reagimesh në internet.
Pamjet e publikuara shpejt u bënë virale, duke sjellë një valë kritikash ndaj banorit për mungesën e kujdesit dhe respektit për publikun që ndjek transmetimin live. Shumë shikues kanë kërkuar nga produksioni të ndërmarrë masa më të rrepta për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.
Përkundër natyrës së tij të relaksuar, ky veprim ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë që duhet të mbajnë konkurrentët, duke marrë parasysh që shtëpia është e monitoruar 24/7 nga kamerat. Produksioni ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.
Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të mbetet një ndër programet më të ndjekura, por ngjarje të tilla rikthejnë diskutimin mbi kufijtë e privatësisë dhe përgjegjësinë gjatë transmetimeve live. /Telegrafi/
@objektivi___ #topchannelalbania #bigbrotheralbaniavip #bigbrothervipalbania #bbvipal #bbvipalbania #laertvasili #bigbrotheralbania ♬ original sound – TikTok