Kanë kaluar disa muaj që nga meçi mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.
Pasi ishte një përballje me rregulla bokësi, kjo ishte më e lehtë për Mayweatherin që fitoi në rundin e 10.
Gjithshesi, dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të vemendjes së mediave botërore.
Tashmë janë zbuluar edhe fjalët që trajneri Owen Roddy, i kishte thënë kampionit të UFC-së rund pas rundi:
Rundi 1: “Është vetëm një rund Conor. Punë e lehtë, qëndro i relaksuar”.
Rundi 2: “Po e shijon? Do të bëhet edhe më mirë. Punë e lehtë. Ai do të provojë dhe do të tërhiqet për aq gjatë sa mundet. Nuk ke nevojë ta mbash larg kaq herët”.
Rundi 3: “Kur kapesh me atë, do të heqin pikë. Në vend të kësaj godite në trup, në rregull?”.
Rundi 4: “Mendoj se mori atë. Po përpiqet të të rrëzojë ty, gjuaj dhe lëviz”.
Rundi 5: “Punë e lehtë”.
Rundi 6: “Në rregull, merr frymë thellë. Punë e bukur, t’i po e shijon tani. Perfekte”.
Rundi 7: “Ke punuar shumë. Je në gjendje të mirë, shumë i shpejt dhe i fortë. Gati? Punë e lehtë, le ta bëjmë. Edhe një”.
Rundi 8: “Rund i mirë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=M7tNoif1MKo