Telegrafi

Bëhen homazhe për të ndjerin Fahri Beqiri në Teatrin Kombëtar

Foto: Telegrafi/RidvanSlivova

Kompozitori i njohur, Fahri Beqiri, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e martë).

Për të nderuar krijimtarinë e tij ndër vite, është vendosur që të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar.

Miq dhe koleg të të ndjerit u panë duke ngushëlluar familjarët e tij, të cilët ishin të pranishëm.

Lajmin tutje për vdekjen e artistit e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Beqiri konsiderohej të ishte një nga kompozitorët më të rëndësishëm gjatë kohës së Jugosllavisë.

Ai shkroi kompozime për orkestër simfonike, kor, piano, klarinetë, kuintet frymore, teatër filmi dhe muzikë baleti, muzikë popullore dhe shumë pjesë për fëmijë. /Telegrafi/