Taylor Swift është ndoshta një prej artistëve më të suksesshme të kohës sonë, mirëpo ajo akoma kaplohet nga emocionet kur është fjala për sukseset e reja.
Së fundmi, 29-vjeçarja ka marrë plot 10 nominime për ceremoninë e ardhshme të MTV Video Music Awards.
Ndërsa në rrjetet sociale janë bërë sensacion videot e titulluara ‘Drunk Taylor’, në të cilat shfaqet këngëtarja shfaqet duke u argëtuar dhe duke kënduar këngën e saj.
Në evenimentin ku është xhiruar këngëtarja, kanë qenë të pranishëm edhe emra, si Justin Mikita, HAIM, Hanna Hart e A’keria Davenport.
Swift kishte veshur një fustan shumëngjyrësh, ndërsa shfaqet duke kënduar, vallëzuar e duke bërë mimika të ndryshme. /Telegrafi/
Seriously drunk Taylor is my mood for the rest of the summer https://t.co/YZVSIKYL08
— nils sjöberg (@guiltyas_sam) August 11, 2019