Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 3 u mbajt të shtunën (25 maj).
Edicionin e tretë të këtij reality shou e fitoi Egla Ceno duke marrë kështu plot 100 mijë euro.
Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, e në vend të tretë prezantuesi Romeo Veshaj.
Pas përfundimit të këtij spektakli, është organizuar një festë nga Top Channel.
Të pranishëm në ndejë janë thuajse të gjithë ish-konkurrentët, me përjashtim të njërit.
Ai që mungon duket se është Romeo Veshaj, të cilit duket t’i ketë ngelur hatri me produksionin.
Të njëjtit kanë ndarë pamje nga festa, duke e shijuar në maksimum, e që siç shihet po argëtohen në masë të madhe. /Telegrafi/