Site icon Telegrafi

Bëhen bashkë për herë të parë, tetë gjenerata të Porsche 911 (Video)

Xhiroja e parë, e tetë modeleve nga e njëjta linjë prodhimi

Janë prodhuar tetë modele të 911, në më shumë se gjysmë shekulli, ndërsa janë shitur në shtete të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Mund të mendohet, se blerësit i kanë bërë bashkë secilin version të këtij modeli, mirëpo duket se kjo është hera e parë. Bregdeti dhe disa nga zonat më mbresëlënëse të Tajlandës, kanë qenë hapësirat ku janë bërë bashkë tetë gjenerata të Porsche 911, për një xhiro.

Që nga origjinali 912 me ngjyrë të gjelbër, deri te 922 Carrera S me ngjyrë gri të mbyllët,që është lansuar e fundit,  ishin së bashku në këtë aktivitet.

Xhiroja është pëlqyer shumë, andaj është kërkuar që Porsche të organizojë edhe aktivitete tjera që përbëjnë modele të rralla, që kanë gjendje të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version