Site icon Telegrafi

Bëhen bashkë ish-banoret e Big Brother VIP Albania 3, mahnitin me paraqitjet në bikini

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe pse në Big Brother VIP Albania 3 patën shpesh përplasje me njëra-tjetrën, ato duket se kanë lënë pas hatërmbetjet.

Bëhet fjalë për bukuroshet e edicionit të tretë, Erjola Doçin, Françeska Muratin, Roza Latin e Rike Roçin.

Të njëjtat ndodhen për pushime në jug të Shqipërisë, ku po argëtohen tejet shumë bashkë.

Ato kanë ndarë edhe një fotografi në rrjete sociale, teksa kanë mahnitur me paraqitjet në bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Kartolina jonë”, është përshkrimi që i kanë vënë fotografisë.

Komplimentet qenë të shumta në pjesën për komente nga miqtë e fansat e tyre.

Theksojmë se fituese këtë edicion u shpall aktorja e njohur, Egla Ceno. /Telegrafi/

Exit mobile version