Artistet e njohura shqiptare, Eliza Hoxha, Jehona Sopi dhe Vesa Luma, janë bërë së fundmi bashkë.
Të njëjtat shihen në një kafene në Prishtinë, ndonëse ka kohë që janë shkëputur nga njëra-tjetra për shkak të angazhimeve të tyre.
“N’mujshi me ditë çka jemi tu bo???”, ka qenë përshkrimi që Hoxha ia ka vënë postimit.
Nuk dihet nëse këngëtaret janë bërë bashkë për një projekt muzikor apo për ndonjë gjë tjetër.
Disa nga ndjekësit përveç këngës kanë aluduar edhe për një koncert.
Eliza ndërkaq ka kohë që ka lënë anash muzikën për shkak të futjes në politikë.
Vesa po ashtu është më e tërhequr që nga zhvendosja në Zelandë të Re bashkë me familjen e saj.
Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë po përgatisin yjet e estradës shqiptare. /Telegrafi/