“Kafeneja jonë” ka qenë një prej serilave më të ndjekura vendore ndër vite.
Me kalimin e viteve, seriali pësoi paksa ndryshime në kastin e aktorëve, por jo edhe në kontekstin e tij.
Aktorët e këtij seriali janë emra të njohur të kinematografisë vendore, të cilët mesa duket ndjejnë gjithnjë nostalgji për kohën kur punonin bashkë.
Së fundmi, kasti i “Kafeneja jonë” duket të jenë mbledhur sërish bashkë, teksa kjo u bë e ditur nga një fotografi e faqes zyrtare të serialit, të publikuar në rrjetin social Facebook.
\
Komente të shumta nga fansat pyesnin në lidhje me këtë ribashkim, duke aluduar në rinisjen e një sezoni të ri të këtij seriali – megjithatë kjo ende nuk është bërë e ditur.
Sido që të jetë, fansat e shumtë ndër vite të serialit “Kafeneja jonë”, duket se janë çmallur teksa kanë parë sërish bashkë aktorët e hit serialit vendor. /Telegrafi/