Ish-futbollisti i disa skuadrave të njohura kosovare tashmë trajneri Behar Maliqi, ka folur në një podcast për Telegrafin për periudhën e kaluar te Partizani në Shqipëri.
Ai ka rrëfyer për periudhën e tij në këtë klub, ku për president kishte Gaz Demin, i cili vazhdon të drejtojë këtë klub.
Edhe pse kishte qëndruar vetëm një vit, Gaz Demi e kishte telefonuar disa herë për tu kthyer te Partizani.
Maliqi ka treguar se presidenti Demi shpesh i dërgonte në Kosovë me shoferin e tij personal, ndërsa një ditë pas vinte i merrte.
Ai ka treguar edhe presidenti i Partizanit kishte njërin prej futbollistëve nga Kosova të preferuarin e tij.
Behar Maliqi, Menton Mazrekaj, Labion Ibrahimi, Besnik Krasniqi dhe Amir Rrahmani ishin lojtarët nga Kosova që kaluan përnjëherë te Partizani. /Telegrafi/