Telegrafi

Begolli prezantohet te Llapi

Sot (e martë) në ambientet e stadiumit “Zahir Pajaziti” është prezantuar ‘goditja’ e nëntë në këtë afat kalimtar nga KF Llapi, futbollisti Gentrit Begolli.

Futbollisti është shprehur i kënaqur që në sezonin e ardhshëm do t’i mbrojë ngjyrat e Llapit, ndërsa drejtuesit e klubit i uruan edhe njëherë mirëseardhje.

Lexo po ashtu Zyrtare: Llapi nënshkruan me Gentrit Begollin (Foto)

Më pas ai vazhdoi stërvitjen me futbollistët tjerë të skuadrës – thuhet në një postim të klubit në Facebook.

Begolli u zyrtarizua ditë më parë te Llapi pas largimit nga Prishtina. /Telegrafi/