Telegrafi

Begaj viziton ushtarët e Shqipërisë që po shërbejnë në KFOR

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të shtunën ushtarët shqiptarë të cilët po shërbejnë në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Begaj ka publikuar pamje nga vizita e tij në Qendrën e Komandës Rajonale, ku është takuar me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, ka shkruar presidenti shqiptar.

Shqipëria, si pjesë e NATO-s, ka pjesën e saj të shërbimit në Kosovë. Janë mbi 100 ushtarë shqiptarë që veprojnë në kuadër të KFOR-it. /Telegrafi/