Telegrafi

Begaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Papa Benediktit XVI: Duartrokiti vazhdimisht harmoninë fetare të vendit tonë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Papa Benediktit XVI.

Ai në një postim të tij në Twitter, ka deklaruar se Papa Benedikti XVI çdo e herë e kishte përkrahur harmoninë fetare të Shqipërisë.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus, Benediktit XVI, një teolog dhe filozof i madh. Papa Benedikti XVI duartrokiti vazhdimisht harmoninë fetare të vendit tonë. U preftë në paqe të përjetshme”, ka shkruar Begaj në Twitter. /Telegrafi/