Site icon Telegrafi

Presidenti Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë ‘Srpska’ në Kosovë

“Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë “Srpska” në Kosovë”.

Me këto fjalë Presidenti Bajram Begaj u shpreh se marrëveshja Kosovë Serbi duket të shkoj drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Dhe mesa di nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë një partner i yni”, tha presidenti Begaj.

Ai gjithashtu uroi Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Deklarata e Begajt u bë gjatë takimit me homologun austriak, Von Der Bella, i cili u ndal tek procesi integrues i Shqipërisë.

Sipas kreut të shtetit austriak, ekzekutivi shqiptar duhet të jetë më e kujdesshme me nismat e saj duke kritikuar direkt pasaportat e arta të qeverisë.

Pas takimit me Begajn, axhenda zyrtare e presidentit austriak vijoi në parlament ku iu drejtua parlamentarëve shqiptarë me kërkesën për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Exit mobile version