Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga Prizreni në shënimin e 145 vjetorit të Themelimit të Lidhjes së Prizrenit ka thënë se historia e kombit të lashtë është e pasur me momente të cilat mbushin me krenari, për atë çka shqiptarët janë dhe vlerat që përfaqësojnë.
Begaj gjatë fjalës së tij tha po ashtu se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej ngjarjeve të jashtëzakonshme, ku patriotët vizionar u bashkuan për të krijuar një qëndresë mbarëshqiptare, kundër shtypjes dhe sundimit.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme ku patriotët vizionarë u bashkuan për të krijuar një qëndresë mbarë shqiptare kundër shtypjes dhe sundimit. Sot nga themelimit i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nderojmë me krenari veprimtarinë e lavdishme të atyre që punuar për kombin tonë shqiptarë, por ndjenjat e krenarisë nuk mjaftojnë. Kemi përgjegjësi për të respektuar dhe mbrojtur trashëgiminë që këto figura historike na lanë trashëgimi”, tha ai.
Tutje Begaj u shpreh se: “ishte kjo Lidhje që punoi me të gjitha forcat për ta afirmuar kombin tonë dhe për të kundërshtuar copëzimin e trojeve etnike shqiptare. Ishte kjo besëlidhje që projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur”. /Telegrafi/