Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Kosova si shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.
Begaj thotë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë, transmeton Telegrafi.
“Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara. Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”. thotë ai.
Tutje, Begaj ka pohuar se “ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në”./Telegrafi/