Site icon Telegrafi

Begaj iu uron myslimanëve agjërim të lehtë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj iu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë.

Ai ka uruar që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili për t’u afruar më shumë me Zotin.

“Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi. Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version